Studimi i PE-së: Rusia dhe Serbia forca dominuese të dezinformimit në rajon

ëtë javë Parlamenti Evropian publikoj studimin “Identifikimi i Lajmeve të Rreme dhe Dezinformimi në Ballkanin Perëndimor dhe Identifikimi i Mënyrave Efektive për Luftimin e Tyre”. Studimi është iniciuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian si vazhdimësi e përpjekjeve të institucioneve të BE-së për të fuqizuar procese demokratike dhe për të luftuar lajmet e rreme dhe fushatat dezinformuese në Ballkan.

Studimi është koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Punë të Jashtme e PE-së, ndërsa autorët janë akademikët dhe hulumtuesit nga Universiteti Mbretëror i Londrës. Studimi identifikoni se rajoni karakterizohet me 3 sfida të dezinformimit:dezinformimi mbi kredibilitetin e BE-së;dezinformimi mbi pandeminë COVID-19; dhedezinformimi që ka për qëllim manipulimin e rezultateve zgjedhore dhe referendumeve.

Nga 74 fushatave dezinformuese të zbatuara në Ballkanin Perëndimor gjatë 2018-2020, më shumë se gjysma janë zbatuar nga Rusia dhe Serbia. Përderisa Kina dhe Turqia janë po ashtu aktive në rajon, asnjëra nga këto nuk posedojnë kapacitetet infrastrukturore të Rusisë për të shpërndarë dezinformatat dhe për të manipuluar opinionin publik në gjithë rajonin.

Operacionet Kineze dhe Turke për të influencuar opinionin publik në Ballkan janë në natyrë të fokusuar në formësimin e perceptimeve mbi Kinën dhe Turqinë. Nga ana tjetër operacionet e Rusisë janë shumë më sistematike dhe kanë për qëllim të formësojnë perceptimet për një gamë të gjerë të çështjeve shoqërore në rajon. Në këtë drejtim, qasja e Rusisë ndaj operacioneve të dezinformimit ka për qëllim përmbysjen e armiqve ideologjik duke zgjeruar ndasitë politike, ekonomike dhe ideologjike të kundërshtarëve, ndasitë të cilat më pastaj minojnë kohezionin politik, ekonomik dhe ushtarak.

Fushatat dezinformuese të Rusisë janë duke u zbatuar përmes një kombinimi të kanaleve publike dhe të fshehura.Në këtë drejtim, Serbia shërben si trampolinë e Rusisë për fushatat dezinformuese në rajon. Një nga mënyrat më publike përmes cilës Rusia operon në rajon është agjencia shtetërore e lajmeve “Sputnik” me seli rajonale në Beograd. Sputnik në mënyrë pro-aktive lanson dezinformatat në gjithë rajonin që kanë për qëllim diskreditimin e BE-së dhe NATO-së.

Studimi identifikon raste të shumta të ndërhyrjes së Rusisë dhe Serbisë në çështje të brendshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në këtë drejtim Instituti EPIK konsideron se raporti duhet të shërbej si bazë për institucionet e Kosovës për të ndërmarr një fushatë të koordinuar diplomatike në kuadër të strukturave multilaterale me qëllim të ekspozimit të aktiviteteve dezinformuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon.

Në këtë kontekst, Qeveria duhet të shfrytëzoj shërbimin e jashtëm me qëllim të nisjes së një dialogu të afërt diplomatik me vendet e rajonit për të adresuar aktivitetet dezinformuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të punoj me institucionet e BE-së dhe me vendet anëtare për të quar përpara gjetje dhe rekomandimet e raportit me qëllim të vënies para përgjegjësisë së Rusisë dhe Serbisë.

Kuvendi i Kosovës duhet të filloj një dialog të veçantë me Parlamentin Evropian për të zgjeruar gjeturat e studimit për rastin e Kosovës dhe për të kërkuar adresimin e gjeturave të studimit në kuadër të strukturave parlamentare të Ballkanit Perëndimor.