Studimi i fundit zbulon se Apple u lejon fëmijëve përdorimin e programeve për të rritur

Këto rezultate hedhin poshtë garancinë e Apple se App Store është një vend i sigurt për fëmijët. Apple me vetëdije lejon që përdoruesit e mitur të kenë qasje në aplikacionet e destinuara për të rriturit, sipas një he*timi nga Projekti i Transparencës Teknike (TTP). Informacioni që Apple di për një përdorues, përfshin moshën e tyre të vetë-deklaruar dhe ky projekt ka pohuar që nuk zbatohen kufizimet e moshës në App Store.

TTP krijoi një llogari përdoruesi me një datëlindje në shkurt 2007-ës, dhe testoi për të parë se sa mirë zbatoheshin politikat e Apple. Grupi zbuloi se, edhe pse përdoruesi kishte një moshë vetëm 14 vjeç, ata mund të shkarkonin aplikacione të tilla si “Eros: Hook Up & Adult Chat” dhe “KinkD: Kink, BDSM Dating Life” nga App Store.
Të dy aplikacionet janë cilësuar si +17 nga sistemi i vlerësimit të moshës së Apple, por kur një përdorues i mitur përpiqet t’i shkarkojë, atyre thjesht u paraqitet një njoftim pop-up që u kërkon të klikojnë OK për të konfirmuar që janë 17 vjeç e lart.

“He*timi zbulon probleme të mëdha për masat e sigurisë të fëmijëve në App Store, duke treguar se sa e lehtë është për adoleshentët e vegjël të kenë qasje në aplikacionet e të rriturve që ofrojnë takime, biseda er*otike, se*ks rastësor dhe lojëra fati, edhe kur Apple e di se përdoruesi është i mitur”, tha organizata në raportin e saj për kompaninë.

Këto rezultate hedhin poshtë garancinë e Apple se App Store është një vend i sigurt për fëmijët. Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportin, por një zëdhënës tregoi për Guardian funksionet e kontrollit prindëror të kompanisë. Atje, prindërit mund të zgjedhin se cilat aplikacione mund të shkarkojnë fëmijët, të vendosin sa kohë mund të kalojnë çdo ditë në aplikacione dhe faqe të veçanta, dhe të sigurohen që ata mund të blejnë ose shkarkojnë vetëm aplikacione të përshtatshme për ta.