Studimi gjerman: Një nga pesë pacientë të hospitalizuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë

Më shumë se një në pesë pacientë me Covid-19, të cilët janë shtruar nëpër spitalet e Gjermanisë në fillim të këtij viti, kanë ndërruar jetë, tregon studimi gjerman.

Sipas hulumtimit, shkalla e mortalitetit te ata që kanë qenë në respiratorë, ka qenë madhe edhe më e lartë, respektivisht 53 për qind.

Studimin e ka zbatuar Instituti për hulutmime shkencore WIdO i AOK, një nga furnizuesit më të mëdhenj të sigurimit shëndetësor në Gjermani, së bashku me Divi – shoqatë e industrisë për ndihmë urgjente dhe Universiteti teknik në Berlin.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhëna prej rreth 10.000 pacientë, prej të cilëve 1.700 janë vendosur në respirator.

Të pacientët, të cilët nuk kanë qenë në respirator, shkalla e vdekshmërisë është në mënyrë të konsiderrueshme më e ulët, 16 për qind.