Studimi: Gënjeshtarët priren të vozisin Volkswagen

Kompania gjermane e automjeteve Volkswagen është preferencë e shumë shoferëve.
Shumë prej nesh kanë mbetur në pikëpyetje pse baza e adhuruesve të kësaj marke është kaq e madhe me një konkurrencë kaq të fortë.

Natyrisht, është e qartë që shoferët e Volkswagen janë të fiksuar me makinat e tyre.
Së fundmi është bërë një hulumtim në lidhje se si njerëzit i shikojnë ata persona të cilët kanë vetura të markës Volswagen.

Sipas këtij studimi këta njerëz vlerësoheshin si gënjeshtarë.
Në një studim të bërë në Britani, shumica e shoferëve të Volkswagen nuk janë përgjigjur me sinqeritet të plotë në pyetjet që u janë bërë.
Kurse rezultatet e këtij hulumtimi kanë dalur ndryshe për gratë, ku është vërtetuar se modeli i veturave që vozisin nuk ndikojnë në veprimet e tyre.