Studenti nga Maqedonia që studion në Vjenë: Ishte e tmerrshme, si të ishte lu*ftë

Dëgjuam të sht*ëna të fuqishme që dëgjohej sikur të ishte afër nesh. Por nuk dinim nga vjen ose se çfarë saktësisht po ndodh pastaj pamë njerëzit duke ikur dhe dyshuam se mund të jetë ndonjë su*lm” tha për emisionin “360 shkallë” në Arijanit Zuferi nga Gostivari që studion dhe jeton në Austri. Ai tha se su*lmi në qendër të Vjenës ka ngjallur frikë dhe panik tek qytetarët.

“Po shëtisnim me kolegët në qendër të Vjenës vendosëm të shfrytëzojmë shansin e funsit për t`u ulur në kafene sespe nga nesër nis karantina në Austri dhe asgjë nuk do të punojë. U nisëm nga Shtefanplac drejt Shvedenplac dhe pastaj dëgjuam kri*smat. Nuk dinim nga vinin as se çka ishte u fshehëm nën karrige” shpjegoi studenti Zuferi.

Ai thotë se policia ka vepruar shumë shpejtë dhe se për disa minuta qendra e qytetit është bllokuar tërësisht.
“Ne po mundoheshim të fshihemi sepse gju*ajtjet po vazhdonin ishte e tmerrshme. Policia bllokoi qendrën për disa orë nuk kishim mundësi që të shkonim në shtëpi situata ishte sikur në lu*ftë” tha Zuferi.

Ndryshe policia austriake deri më tani ka njoftuar për një vik*timë dhe një agr*esorë të vr*arë ndërsa mediumet lokale jozyrtarisht raportojnë për të paktën 7 të vde*kur. Sipas policisë su*lmi ishte zhvilluar në 6 lokacione të ndryshme.