Studentët thuajse asnjëherë nuk i denoncojnë dukuritë korruptive në Universitet

Studentët e universiteteve të ndryshme nuk denoncojnë asnjë formë korrupsioni sepse këtë e konsiderojnë dukuri normale ose kanë frikë nga hakmarrja e profesorëve, shkruan Alsat.
Kështu u shprehën pjesëmarrësit në debatin online “Integriteti në Arsimin e Lartë – Nxitja e luftës kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit.

“…. janë tre arsye përse studentët nuk paraqesin asnjë ankesë. Nën njs, sepse nuk e dinë se ku duhet paraqitur, nën dy, sepse nuk janë të vetëdijshëm se është vepër korrupsioni dhe nën tre sepse frikësohen nga hakmarrja. Kjo është arsyeja”, tha Eva Cvetkovska, kryetare e parlamentit studentor.
Ndërkohë, profesorët dhe ekspertët vlerësojnë se nuk pranojnë shfajësimet e studentëve se nuk mund të marrin guximin për paraqitjen e çfarëdo lloj forme të korrupsionit.

“Konkretisht, në Fakultetin Juridik nëse një student frikësohet ta paraqesë korrupsionin ndërsa vet është viktimë atëherë më mirë mos të vazhdoj studimet aty le të largohet dhe të mësoj diçka tjetër ose asgjë. Posaçërisht, për disa profesione është i papranueshëm shfajësimi se nuk merr guximin ta paraqes korrupsionin ndërsa nesër pretendon të behët gjykatës ose prokuror”, u shpreh Gordan Kallajgjiev, profesor.

Gjithashtu, pjesëmarrësit nw debat ranë dakord se korrupsioni nuk është më thjesht një ryshfet për të kaluar një provim por se ka forma më delikate siç janë shitja e librave, imponimi i orëve private nga profesorët por edhe keqpërdorimi i fondeve dhe parregullsitë në prokurimet publike në fakultete.

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion theksoi se korrupsioni në arsim trajtohet rrallë në raportet përkatëse të korrupsionit, por se ky sektor shpesh përmendet në anketa të ndryshme të përvojave të qytetarëve.