Studentët e UT-së vizituan Prokurorinë Themelore në Tetovë


Studentët e vitit të tretë të Universitetit të Tetovës sot vizituan Prokurorinë Publike në Tetovë ku takuan Kryeprokurorin e Tetovës Besir Aliun.

Studentët në kuadër të lëndës Klinka Juridike me ligjerues Ibraim Bajrami përpos senacave të stimuluara në Klinikën Juridike, vizitojnë edhe institucionet e drejtësisë ku mes tjerash sot morën pjesë në një gjykim dhe takuan Kryeprokurorin Aliu i cili ju sqaroj për procedurat e punës, sfidat dhe përgjegjësitë.

Studentët parashtruan pyetje deri te Kryeprokurori dhe morën garishmërine për të vazhduar më tej pjesëmarrjen dhe për t’i stimuluar që të vazhdojnë me ambicje drejt profesionit të tyre!/Pa Censurë