Studentët e Mjekësisë prishin fjalimin e Ramës: Duam bileta për arratisje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë.
Kryeministri theksoi se vajzat dhe djemtë e diplomuar do të hyjnë në profesion në kushte më të mira. Ai theksoi më tej se për ata që do të punojnë larg vendbanimit të tyre, do të marrin edhe një bonus.

“Dua të vë në pah faktin që ata që dalin sot nga universiteti, sikundër plotë kolegë të tyre që janë në Shqipëri, të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe një bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit të njëjtë me shumën që do të mbanin në Gjermani, pasi të paguanin edhe taksat atje. Por nuk është vetëm kaq, sepse ministrja do t’iu thotë që ne po përgatisim disa masa mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut”, tha Rama.

Por fjala e kryeministrit u ndërpre në dy raste nga një prej të pranishmëve. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.
Ndërsa në ndërprerjen e dytë, Rama iu drejtua studentëve duke i thënë se duhet t’i japin recetën. “Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor”, reagoi kryeministri.
Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e Paktit të Universitetit, studenti u hodh sërish duke pyetur kryeministrin:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.