Studentët që janë të vendosur në ndonjë konvikt studentor shtetëror nën udhëheqjen e Shtëpisë Studentore Shtetërore “Shkup”, mund të aplikojnë për Kartelën Studentore e cila do të mund të përdoret për shumë qëllime. Siç informojnë nga ShSSh “Shkup”, është e nevojshme që studentët të regjistrojnë profil në faqen e internetit të shtëpisë për të krijuar marrëveshje të re për strehim, ashtu që automatikisht krijohet edhe kërkesa për Kartelë Studentore.
Në momentin që administrator i shtëpisë së studentëve do të pranojë kërkesën, administrator do të hartojë marrëveshjen në formë të shtypur, ashtu që studenti duhet ta nënshkruar, pas së cilës do të përgatitet edhe kartela studentore.
Afati për të aplikuar për Kartelën Studentore do të jetë deri më 23 dhjetor, ndërsa për këtë kartelë studentët do të paguajnë 300 denarë. Studentët do të fitojnë mjete financiare përmes makinave për riciklim të vendosura në ambientet e konviktit, ndërsa ato do të mund t’I shfrytëzojnë për blerjen e produkteve në kuzhinën e konviktit./Portalb/