Strugë: Uzurpoi tokën shtetërore dhe u merrte para qytetarëve për parking

Një person fizik në mënyrë ilegale u merr para qytetarëve për parking në tokë shtetërore në qendër të Strugës. Në hapësirën e uzurpuar e cila gjendet përballë hotel “Drin” është vendosur një mbishkrim për parking me orar prej 24 orëve, kështu që qytetarët paguajnë nga 100 denarë për parking pa llogari fiskale dhe me atë në mënyrë të paligjshme personi realizon përfitim financiar, shkruan SDK.

Nga Inspektorati i Tregut të Strugës konfirmuan se në qendrën e Strugës është bërë uzurpimi i tokës shtetërore nga ana e personit fizik, ndërkaq është bërë edhe mbikëqyrje inspektuese pas së cilës personit i është shqiptuar kallëzim kundërvajtës për ndalim të veprimtarisë.

“Kemi masë sipas Ligjit për ndalim dhe parandalim të veprimtarisë të paregjistruar të personit fizik dhe vendim për ndalim të kryerjes së veprimtarisë 30 ditë”, thotë Shpendim Iljazi, udhëheqës i Sektorit për Mbikëqyrje Inspektuese Strugë.

Sipas Ligjit për Ndalesë dhe Parandalim të Kryerjes së Veprimtarisë së Paregjistruar ligji që kryen veprimtari nuk është e regjistruar tek organi përkatës, i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 deri në 250 euro në kundërvlerë të denarit.

Por, edhe përskaj gjobës personi edhe më tej në mënyrë të paligjshme u merr para qytetarëve. Struganët janë të acaruar pasi që dikush me vite përfiton në tokë shtetërore. Thonë se vetëm me paraqitje dhe kërkesë për llogari fiskale mund t’i vendoset fund interesave të individëve.

“Inspektorët nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë mbledhur prova, tani e kanë radhën shërbimet tjera përkatëse, inspektoratet, prokuroria dhe gjykata. Shpresoj se përfundimisht pas më shumë vitesh parkingu te “Fideko” do të kthehet te qytetarët dhe askush nuk do t’u marrë para në mënyrë të paligjshme”, thotë Vasko Jolevski i cili publikisht publikoi video për përfitim ilegal të parkingut ilegal. Në videon e publikuar, personi thotë se quhet Kala Imir dhe pranon se përfiton ilegalisht, por thotë se askush asgjë s’mund t’i bëjë.

“Unë jam fals. Unë jam në të zezë, llogari fiskale nuk më duhet. Pronar jam i tokës dhe këtu do të paguash nëse dëshiron të mos t’i shpoj gomat”, thotë në një pjesë të videos personi i cili me vite u merr para qytetarëve në këtë vend.

Një pjesë e qytetarëve thonë se edhe në vitin e kaluar personi ka marrë paraqitje, por edhe pavarësisht asaj, ai sërish në të njëjtin parking e ushtron veprimtarinë e paligjshme. Në v end të japë llogari, ai hapësirën e ka rrethuar me shtylla. Ekipi i SDK-së sot është parkuar në këtë hapësirë dhe personi u ka kërkuar 100 denarë dhe u ka thënë se nuk ka llogari fiskale pasi ende është duke i rregulluar dokumentet.

“Ky është parking privat dhe këtu paguhet. Mundet për 100 denarë ta parkoni veturën gjatë tërë ditës. Nuk kamë llogari fiskale pasi që ende jam duke i rregulluar dokumentet. Prej orës 7 deri në orën 12 është 100 denarë, ndërkaq nëse parkoheni për shkurt kohë mundet 50 denarë. Prej shtyllës elektrike e andej është vendi për ndërtesën, ndërkaq këtu paguhet. I lyej shtyllat, pastaj do t’i vendos”, ka deklaruar personi i cili edhe përskaj ndalesës për kryerje të veprimtarisë edhe më tej u merr para qytetarëve për parking.