Strugë, pro*testë për më shumë siguri në trafik

Pas aks*identit të fundit në të cilin një çiklist 17-vjeçar nga fshati Livadhi e Strugës vd*iq në rrugën e vjetër Ohër-Strugë, çiklistët nga Struga sot dolën dhe pro*testuan para komunës. Ata kërkuan zgjerimin e kësaj rruge, ndërtimin e shtegut për biçikleta drejtë Ohrit sipas shembullit të shtegut mes Linit dhe Pogradecit në Shqipëri. Ata gjithashtu kërkuan edhe prani më të shtuar të policëve gjatë fundjavave, kur ka më shumë çiklistë. Organizatorët thonë se ky është vetëm hapi i parë në përpjekjen e tyre për t’i detyruar autoritetet të ndërmarrin masat e duhura. Nëse jo, atëherë do të vazhdojnë pro*testat. Kjo rrugë u rindërtua para dy vitesh, por edhe përkundër premtimeve për ndërtimin e shtegut për çiklistë, kjo nuk u bë.

“Të gjithë ne që sot kemi ardhur këtu, ndoshta 80% kemi pësuar ndonjë aks*ident automobilistik ose jemi god*itur nga makinat. Rruga përdoret shumë për qëllime rekreative, nga çiklistët dhe atletët. Ajo rrugë për momentin është më e pasigurta. Në atë rrugë nuk kanë pësuar vetëm çiklistët. Atje kanë vd*ekur edhe motoçiklistë, por edhe tjerë në aks*idente automobilistike. Me siguri dhjetë ose më shumë”, tha Nikola Kutanoski, çiklist.