Shtrati i Drinit të Zi përgjatë rrjedhës së saj nuk është pastruar tërësisht prej kur janë ndërtuar dy hidrocentralet “Shpile” dhe “Glloboçicë”, apo më saktë para 60 viteve, paralajmërojnë aktivistët ekologjik. Sipas tyre, shteti urgjentisht duhet të merr një nismë të tillë pasi në disa vende gjendja është më se kritike. Sipas Vait Ajros, ish drejtorit të ndërmarrjes publike “Proakua” në Strugë, kjo çështje është në kompetencë të kompanisë shtetërore ELEM, e cila menaxhon me resurset e ujit, përfshirë Drinin e Zi dhe hidrocentralet.
Edhe nga shoqata ekologjike “Natyra” nga Struga konsiderojnë se nevojitem masa urgjente.
Shtrati i lumit në vende të caktuara ka vegjetacion të dendur, që vështirëson rrjedhjen normale të sasive më të mëdha të ujit, sidomos në këtë pranverë, kur liqeni përbënte kërcënim serioz për përmbytjen e Ohrit dhe Strugës.