Strugë dhe Ohër, hapen vetëm një pjesë e hoteleve


Një pjesë e objekteve gastronomike në bregun e Strugës nuk u hapën as sot. Edhe pse protokollet u janë dorëzuar javën e kaluar se ato mund të hapen, disa gastronom pyesin cila është logjika të punojnë kur nuk ka turistë. Disa planifikojnë të fillojnë punën në korrik.

MUND TË KISHIM MBËRRITUR, POR NUK E KISHIM ME NXITIM SEPSE TË GJITHË MYSAFIRËT KANË ANULUAR, TË GJITHA GRUPET KANË ANULUAR. NE DO TË FILLOJMË ZYRTARISHT NGA FILLIMI I MUAJIT TË ARDHSHËM. PLANET JANË DIKU RRETH 1 KORRIKUT -U SHPREH

Jançeva thotë se në vend që të jetë viti më i mirë, siç pritej do të jenë të lumtur nëse këtë verë punojnë me 30% të kapacitetit. Në disa hotele ishte ftuar i tërë personeli. Dhomat pastroheshin, rregullohej hapësira, por nuk dinin të tregojnë kur do t’i hapen objektet.

Në Ohër, vetëm disa nga hotelet më të mëdha janë hapur, por as atje nuk ka mysafirë. Pothuajse të gjithë kanë ulur çmimet e prenotimeve. Gastronomët thonë se protokollet nënkuptojnë nevojën për më shumë personel dhe shpenzime më të larta.