Zyra e jashtme për punë penale Strugë ka bërë kallëzim penal kundër N.S.(25) nga Struga për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë i krimit”. Më datë 19.12.2023, i pandehuri ka denoncuar rrejshëm se në ndërmarrjen ku ishte i punësuar nga automjeti i parkuar “Opel”, në pronësi të kompanisë, i është marrë një çantë me para, por në fakt ai i ka marrë paratë dhe i ka shkaktuar dëme kompanisë prej 593.625 denarë. Pa Censurë