Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar për një rast, ku një 38-vjeçar nga Struga, ka de*noncuar në polici ish bashkëshorten e tij një 25-vjeçare, e cila sipas tij, derisa kanë qëndruar në park, i ka hedhur lëndë na*rkotike në kafen që e ka pirë.
“Më 16.04.2021 në ora 13:00 në Stacionin Policor në Qendër nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”, është de*noncuar se kanë pranuar D.K.(38) nga Struga, i cili ka deklaruar se derisa ka qenë në park, bashkë me ish bashkëshorten e tij, grua 25-vjeçare, ajo i ka dhënë kafe, ku sipas tij, janë futur lëndë na*rkotike.
Gruaja është ftuar në Stacionin Policor në Tetovë, ku ajo i ka mohuar pohimet e të de*noncuarit, dhe ka deklaruar se kanë pasur takim me D.K. që të shohë birin e tyre, por aspak nuk kanë pirë kafe. Derisa ka zgjatur takimi, sipas asaj që deklaroi ajo, D.K. është përkeqësuar, kurse ajo për ngjarjen e ka njoftuar edhe Qendrën për punë sociale”, njoftojnë nga MPB-ja.
Thonë se tashmë është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.