Struga dhe Ohri me zbritje për turistët nga Serbia

Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit. Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje. Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas. Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:
bileta falas për të gjithë muzetë
parkim falas në të gjitha qytetet
zbritje në të gjitha objektet gastronomike
zbritje në objektet e akomodimit

transferim i shpejtë në pikat kufitare
Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.