Strimnica me teatër të hapur, banorët selam Blerim Sejdiut: “Hajde fotografohu” (FOTO)

Me vet iniciativë ka nisur ndërtimi i një teatri të hapur në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës. Ky projekt do të shërbëjë për të gjithë banorët e Strimnicës dhe banorëve të komunës së Zhelinës. Kryetari i bashkësisë Lokale të Strimnicës, Qenan Iseni deklaroi se ky projket është i inicuar nga bashkëfshatarët që jetojnë në Strimnicë dhe mërgimtarëve.

“Ky është një projekt i përbashkët i bashkëfshatarve dhe mërgimtarve që nënkuptohet se gjithë projekti do të financohet nga dashamirët e artit dhe kulturës, nga mërgimtarët dhe njëkohësist një ndihmë të madhe e bëjnë edhe kompanitë vendase që nuk kursejnë asnjëherë për të ndihmuar në projekte të tilla” u shpreh kryetari i bashkësisë lokale Qenan Iseni.

Ai gjithashtu u shpreh se projekti në fjalë do të kap vlerën 15- 20 mijë euro i projektuar nga ariktekt dhe do të realizohet nga kompani të vendit ku shpreson se do të jetë një ndër projektet nxitëse edhe për vendet tjera, pasi vetëm në këtë formë mund të ecët më tutje.
Sipas kryetarit të bashkësisë Lokale Qenan Iseni, komuna e Zhelinës gjegjësisht kryetari Blerim Sejdiu nuk ka kontribuar për teatrin, por ai ka të drejtë të fotografohet si gjithë qytetarët të tjerë pasi teatri do të jetë për të gjithë.

“Teatri është për të gjithë, dhe pas përfundimit çdo qytetarë mund të vi të shijojë dhe të fotografohet” u shpreh Iseni i cili potencoi se pas këtij projekti do të ketë edhe projekt tjetër sërish me vetë iniciativë të bashkëfshatarve dhe mërgimtarve pasi komuna e Zhelinës më shumë fotografohet se sa punojnë.
Ndryshe vlen të theksohet se edhe ura e ndërtuar për këmbësor në Strimnicë ishte projekt i financuar nga bashkëfshatarët dhe komuna, nuk ishte projekt 100% i komunës, por Blerim Sejdiu u mundua të shuaj edhe mundin dhe djersën e bashkëfshatarve të Strimnicës që më pas i revoltoi pa masë.