Stresi shpallet në kërkim nga policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Policia e Kosovës dje i ka shpallur në kërkim edhe reperin e njohur Noizy dhe DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktarin

Noizy akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë rrahur tiktokerin Medi Iseni, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.