Stresi kritikon familjen e Klodian Rashës: S’i kisha pranuar as te dera e shtëpisë

Stresi nuk ndalet me postimet e tij ku këtë herë pasi ka kritikuar familjarët e Klodian Rashës, e bëri të qartë se ishte një nga organizatorët e protestave duke thënë se “Unë e hapa ç’deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë”.

Me një reagim në rrjetet sociale, Stresi shkruan se ai nuk kishte për t’i pranuar as te dera e shtëpisë ata që i vranë djalin duke iu referuar vizitave të kryeministrit Rama, Sandër LLeshjat dhe Erion Veliajt.

“Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg.

Pashë dhe videon që kryek*rva e Tiranës, Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe.
Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të kallzue të gjithë protestuesit për çfarë e kam bo. M’u ka tha fytyra prej lotëve.
Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam.
Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rujtë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani.“, thotë Stresi