Stresi infektohet me koronavirus: Ruani veten


Reperi, Arkimed Lushaj, i njohur me pseudonimin Stresi ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga këngëtari në një Instastory, ku ai ka treguar se po shkon menjëherë të izolohet, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij të ruajnë veten.

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.

Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi reperi ka publikuar këngën e tij më të re, “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun.