Strehimi i afganëve, Petrit Vasili: Shqipëria përzë studentët, Maqedonia e Veriut do i sistemojë në hotele

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka krahasuar strehimin që do i bëhet afganëve në Shqipëri me atë të Maqedonisë së Veriut.
Vasili thotë se për afganët, qeveria shqiptare ka zbrazur 6 godina të Qytetit Studenti duke përzënë studentët shqiptarë që po qëndronin aty. Nga ana tjetër ai ka cituar një deklaratë të Zoran Zaev i cili theksonte se afganët në Maqedoninë e Veriut do të strehoheshin në hotele e motele dhe shpenzimet do t’i mbulojë SHBA.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Afganet:Shqiperia perze studentet, ndersa Maqedonia i sistemon ne hotele!
Sipas Zerit te Amerikes: “Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha një televizioni të Shkupit se afganët do të vendosen në hotele dhe motele, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë qeveria amerikane”.
Ndersa ne Shqiperi jane larguar studentet dhe janë zbrazur 6 godina te Qytetit Studenti.
Maqedonia ka dhene zgjidhjen e nje shteti serioz dhe te organizuar ndersa Shqiperia e qeverisur nga rilindja vetem ç’organizim, propagande dhe zgjidhje te çmendura.