Safet Ahmeti tashmë ka arritur kulmin e karrierës në Gjermani. I lindur në qytetin e Gostivarit, Safet Ameti i kreu studimet nё Universitetin “Kiril dhe Metodi“ nё Shkup dhe me pas nё Universitetin “Heinrich Heine“ nё Dyseldorf nё fushёn e gjuhёs gjermane . Ka filluar tё ligjeroj qysh nё vitin 2001 me pikё rёnduese “Gramatika e gjuhёs gjermane”. Ai ka qenë një ndër ligjëruesit dhe testuesit (ekzaminuesit) e parë shqiptarë të gjuhës gjermane në Republikën Federale të Gjermanisë.
Safet Ameti sot i posedon liçencat e të gjitha niveleve gjuhësore të gjuhës gjermane: Formati i provimit në kuadër të RF të Gjermanisë – testi gjerman për emigrantët A2/B1 ose DTZ dhe formati i provimit në bazë të referencave të perbashkëta evropiane ose GER – B1/B2 dhe C1/C2. Formati i provimit në kuadër të RF të Gjermanisë – testi gjerman për emigrantët A2/B1 gjen përdorim në përfitimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm ose të përhershëm si dhe për përfitimin e nënshtetësisë gjermane.
Për përfitimin e nënshtetësisë emigrantët duhet tu nënshtrohen edhe provimit të ashtuquajtur “provimi integrues”. Emigrantët me këtë provim duhen të posedojnë njohuri mbi shoqerinë dhe kulturën gjermane, respektivisht duhen të njihen me funksionimin e jetës këtu në Gjermani. Formati i provimit në bazë të referencave të përbashkëta evropiane ose GER – B1/B2 dhe C1/C2 gjen përdorim në përfitimin e njohurive të gjuhës gjermane tek kuadrot profesionale të cilët duan që të ushtrojnë profesionin e tyre ose të vazhdojnë shkollimin në Gjermani. Këto provime vlejnë në tëre Europën e më gjërë.
Safet Ameti ka ushtruar disa vite edhe profesionin e pedagogut social pranë Entit për të Rinjë në qytetin e Wuppertal-it në funksionin e ndihmësit të familjes në aspektin socio-edukativ, si p.sh. “Rreziku i mirëqenies së fëmijëve – njohja, vlerësimi dhe veprimi ose ballafaqimi me fëmijët e prindërve të sëmurë mendorë”.
Safet Ameti është edhe përkthyes zyrtarë dhe i liçencuar nga presidenti i Gjykates së Lartë Krahinor të Dyseldorfit, Republika e “Nordrhein Westfalen-it, edhe atë për gjuhën shqipe, maqedonishte dhe serbo-kroate. Selia e zyrës së tij gjendet në Dyseldorf – kryeqyteti i Republikës së Nordrhein Westfalen-it. Ai ofron shërbime jo vetëm në përkthimin e gjitha llojeve të dokumentacionit por edhe këshillon profesionalisht në çështjet e ndryshme juridike.
Në vitet e nëntedhjeta është marrë me muzikë dhe ka marrë pjesë në festivale, koncerte dhe emisione të ndryshme televizive. Këtu mund të veçojmë Festivalin e kënges së lehtë shqipe “Nota Fest“ në vitin 1995, ku morri pjesë me këngën “Buzë lumit“ dhe e hapi festivalin e parë në gjuhën shqipe në RV të Maqedonisë.
Ai merret edhe me sport, luan ping pong në klubin “B.V. 04 Dyseldorf” në Dyseldorf të Gjermanisë. Për Safetin shpeshherë shkruan edhe shtypi gjerman. Mërgimtarët nga hapësira shqiptare dhe Ballkani e njohin Safetin si mjfat mikëpritës. Si shumë shqiptarë të tjerë, Safeti i falenderohet shtetit gjerman për mundësitë dhe hapësirën e zhvillimit dhe përparimit. (S.Ibraimi)