Stomatologu nga Kaçaniku: Prej sot, punëtorët e mi do ta kenë pagën minimale 350 euro

Stomatologu nga Kaçaniku, Astrit Sokoli ka përfillur kërkesën e kryeministrit të Albin Kurti, për rritjen e pagës minimale në sektorin privat në 350 euro.
Doktori i dhëmbëve në Kaçanik, e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook se do të përmbushë në përpikëri kërkesën e Kurtit.

Postimi i tij:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit!
Unë si pronar i Klinikês Stomatologjike “MiciDent” dhe si perkushtues maksimal ndaj profesionit tim dhe që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!

Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në Klinikën time , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga Klinika jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, Klinikës sime dhe mbarë kombit tim!
Për hajr kryeministër kjo nismë!

https://www.facebook.com/astrit.sokoli.75/posts/3017073458312608