Në mbledhjen e sotme të ministrave për Punë të Jashtme të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg uroi një vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
“Jam krenar që të premten festojmë një vjetorin e anëtarësimit të RMV-së në NATO dhe urova ministrin e Punëve të Jashtme sot në mbledhje. Kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, thotë Stoltenberg.
Ai falënderoi ushtarët e RMV-së për pjesëmarrjen në operacionet e NATO-s nëpër botë dhe posaçërisht në Afganistan.
“U takova me ushtarë të RMV-së në Afganistan, ato gjithmonë kanë demonstruar përkushtim, guxim dhe profesionalitet në punë”, tha Stoltenberg.