Stoltenberg: Urime Maqedoni e Veriut, mirë se vini në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti ratifikimin e Protokollit aderues nga Senati spanjoll dhe e uroi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“Senati spanjoll e ratifikoi Protokollin aderues për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO. Me këtë të gjithë aleatët i dëshiruan mirëseardhje anëtares së 30-të. Urime Maqedonia e Veriut, publikoi në Tuiterin e tij Stoltenberg.

Senati i Spanjës sot në seancë plenare e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi ka qenë pa prani fizike të senatorëve , për shkak të situatës në vend.