Stoltenberg përshëndet rezultatin ‘pro’ në Maqedoni, thirrje liderëve të kapin momentin historik

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti sonte se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten të hapura për Maqedoninë.

Ai një postim në Tëitter ka përshëndetur votën pro referendumit, duke thënë se partitë politike duhet të unifikohen për të kapur momentumin e rëndësishëm për vendin, transmeton kp.

“E përshëndesim votën ‘pro’ në referendumin në Maqedoni. Urgjentisht u bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për ta kapur këtë moment historik”, ka thënë kreu i NATO-s.