Stoltenberg: Nuk ka tërheqje të trupave ruse

Stërvitjet e ushtrisë ruse përfunduan edhe në Krime, ashtu si në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Ministria ruse publikoi këto pamje, ku shfaqet një tren që largon makineritë e rënda të ushtrisë ruse, duke kaluar në urën 19 kilometra të gjatë, të ndërtuar me fondet shtetërore të qeverisë së Rusisë, pas pushtimit të gadishullit në 2014-ën.

Por perëndimi e sheh me skepticizëm këtë lëvizje të Moskës. Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se nuk shenja të tërheqjes së trupave ushtarake nga ana e Rusisë dhe se makinat që lëvizin nuk janë prova.

“Nuk shohim asnjë shenjë të uljes së tensioneve në terren. Nuk ka tërheqje te trupave apo mjeteve ushtarake. Rusia mban forca masive me aftësi të larta pushtuese të gatshme për të sulmuar nga Krimea në Bjellorusi”.

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO ka ngarkuar komandantët e saj për të përpunuar një plan të ri mbrojtjeje duke ngritur grupe beteje në krahun juglindor të Aleancës.