Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosin për të kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sërish treguat guxim, thotë Stoltenberg në video, për ta kaluar rrugën tuaj personale drejt pavarësisë, paqes dhe sigurisë. Marrëveshja historike për çështjen e emrit hap mundësinë për anëtarësimin në bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në NATO.
“Anëtarësimi në NATO do t’u japë mundësi juve fëmijëve tuaj siguri që vjen kur jeni pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t’i japë vendit tuaj votë të barabartë në diskutimet tuaja dhe deklarim të barabartë në vendimet tuaja”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.