Stoltenberg – Ivanovit: Priten zhvillime rreth Kosovës, është mirë Maqedonia të hyjë në NATO


Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës Nezavisen, presidenti i Maqedonisë George Ivanov, në takimin e paradokohshëm me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në ditën e referendumit nuk do të jetë në Shkup, si përgjigje ndaj vërejtjeve të Stoltenbergut se përfaqësues të kreut shtetëror nuk do të duhej të paraqiten me qëndrime aq të ashpra lidhur me referendumin dhe marrëveshjen për emrin, që paraqesin akt historik dhe përcaktim strategjik për vendin. Presidenti i shtetit gjoja i ka thënë Stoltenbergut se durimi i maqedonasve është kah fundi dhe se në çdo moment mund të ju “mbushet kupa” për shkak të gjitha kompromiseve që janë bërë viteve të fundit, siç janë Marrëveshja kornizë dhe marrëveshja me Greqinë, transmeton Gazeta Lajm. Ndaj vërejtjeve të sekretarit të përgjithshëm se në periudhën vijuese do të ketë zhvillime të shumta rreth Kosovës dhe është mirë që Maqedonia sa më shpejtë të futet nën ombrellën e NATO-s, Ivanov gjoja është përgjigjur bashkësia ndërkombëtare duhet të kujdeset për Kosovën, e jo të brengoset për Maqedoninë./Pacensure