Stoltenberg i telefonon Kurtit: “Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë”

Sekretari i Pëgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Ai shkruan: Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin. Trupat e KFOR-it kanë vëzhguar nga afër situatën e krijuar si rezultat i bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës, pas vendimit të qeverisë Kurti për zbatimin e reciprocitetit.