Stoltenberg i drejtohet Zaevit: Mirë se erdhët në NATO

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, sot ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Pas takimit Zaev dhe Stoltenberg kanë mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën Stoltenberg konfirmoi se në samitin e Korrikut Maqedonia do të ftohet zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

“Në samitin tonë për dy javë ne do të ju ftojmë juve që të fillojmë negociatat për anëtarësim. Dyert e NATO-s janë të hapura dhe tani ju jeni aty duke pritur. Në samitin e radhës do t’ju ftojnë në NATO, prandaj ju them “Mirë se erdhët në NATO”, tha mes tjerash Stoltenberg.