Stojanov: Nuk ka grupime të njohura, virusi po shpërndahet në tërë Shkupin

nfeksioni është i përhapur në të gjitha pjesët e qytetit dhe nuk ka grupe të njohura, thotë mjeku Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik Shkup. Për momentin kryeqyteti është vatra më e nxehtë, me 2.010 raste aktive. Stojanov shpjegon se tani është më e vështirë sepse është më e lehtë të menaxhohet përhapja me grupime. Ai thotë se në respirator po përfundojnë gjithnjë e më shumë të rinj.

“Është më e lehtë me grupimet, ju e dini se po izoloni njerëzit, por tani është këtu dhe të gjithë mund të sëmuren kudo. Çairi ende kryeson, por jo si më parë. Mund të thuhet se ne e bartim situatën për aq kohë sa kemi mundësi për shtrirje në spitale. Kur numri do të jetë i madh në mënyrë që të mos ketë vend të lira në spitale, atëherë do të jetë keq pasi ka pasur situata në disa vende të zhvilluara”, thotë Stojanov për “Sitel”.