Stojançe Angelov: Takim konstruktiv pune me ish armikun tim ushtarak, mikun e sotëm politik

Gjatë ditës së sotme drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat gjenerali Stojançe Angelov ka realizuar takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferrin, shkruan Pa Censurë.

Në një foto të postuar në facebook Angelov shkruan:
“Takim konstruktiv pune me ish armikun tim ushtarak, mikun e sotëm politik, Kryetarin e Parlamentit së Republikës, z. Talat Xhaferi”.

Stojançe Angelov njihet në opinion publik për deklaratat e tij kundër shqiptarëve.Pa Censurë