Stërmbushen kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup


Kërkesa për shtretër në Klinikën Infektive nga pacientët e infektuar me Kovid-19 është shumë më e madhe sesa kapaciteti i klinikës në fjalë. Kështu u shpreh në emisionin e sotëm infektologu Fadil Cana sipas të cilit në këto momente po ndodh ajo që alarmohej prej kohësh se vala e vjeshtës do të jetë me vështirë dhe do të rëndoj sistemin shëndetësorë të vendit.

“Kapacitete e klinikës Infektive lirishtë mund të thuhet se janë të stërmbushura ditët e fundit flas nga dita e djeshme dhe dita e sotme numri i kërkesës për shtrim në spital është më i madh sesa mundësia dhe kapaciteti i Klinikës Infektive. Sa i përket gjendjes, lirishtë mund të thuhet se ajo që gjatë gjithë kohës alarmoheshe muaj më parë se numri do të jetë shumë më i madh në këtë fazë vjeshte-dimërore ajo veçse këtyre ditëve po ndodh.

Unë vetëm mund të konkludoj se ditët në vijim javët muajt e ardhshëm 2-3 muajt e ardhshëm do të jenë më kritike se sa ajo që jemi në ditën e sotme kjo ndoshta tingëllon si jo-shpresëdhënëse por është një realitet që ndodh me të gjitha sistemet shëndetësore” tha Cana. Rritja enorme e numrit të të infektuarve në ditët e fundit dhe moskujdesi i mjaftueshëm institucional ndaj sistemit shëndetësorë sipas infektologut Cana do të ketë çmimin e vet.

“Shtimi i rasteve që po ndodh në të gjithë globin e posaçërisht këtu në Evropë dëshmon se ajo përparësia që duhej t’i jepej kujdesit shëndetësorë në krahasim me ekonominë do të thotë se sistemet shëndetësore nuk e kuptuan me seriozitet këtë pandemi dhe ja çmimi i atij moskuptimi të drejtë të gjendjes si duket në ditët që do të vijnë do të ketë çmimin e vetë”./Alsat-M