Stërgjyshja 86-vjeçare fiton kurorën e “Miss e Mbijetuara e Holokaustit”!


Një 86-vjeçare nga Izraeli fitoi kurorën e “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” gjatë një konkursi të përvitshëm që mbahet në nder të grave që i bënë ballë horrorit të gjenocidit nazist.

10 konkurrente, të moshës 79-90 vjeç parakaluan në tapetin e kuq në muzeun “Miqtë e Zionit” në qytetin e Zionit, të veshura me stil dhe bizhu të ndryshme.

Organizatorët thonë se kjo ngjarje tregon vëmendje dhe respekt ndaj një numri gjithnjë e më të pakët të grave hebreje, të cilave iu vodh rinia gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që vazhduan të ndërtonin jetë të reja në Izrael.

Fituesja Salina Steinfeld, ka lindur në Rumani, ku ajo i mbijetoi sulmeve naziste përpara se të transferohej në Izrael në vitin 1948.