Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci ka ndërruar jetë në ora 00:20 të mesnatës njoftimi për vd*ekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e aktorit. Mikullovci ishte i lidhur tejmase me aktoren e ndjerë Leze Qena ku së bashku aktruan në shumë shfaqje e seriale duke u bërë një nga dyshet më të pëlqyera artistike.
Ishte një postim i Adem Mikullovcit në ditën kur Leze Qena ndërroi jetë që preku zemrat e të gjithëve.
Përmes këtij postimi ai tregoi se ishte mërzitur shumë dhe se ndjehej i vetmuar. Ai kujtonte kohët që kishte kaluar bashkë me Lezen dhe Xhevat Qenën. Derisa në fund aktori tha se po lëshon perdet dhe po fik dritat teatri i tyre u mbyll.
‘’ ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.’’
Kujtojmë se e ndjera Leze Qena u nda nga jeta mëngjesin e datës 25 mars pas një sëmundje të shkurtër.