Statistikë: Rreth shtatë mijë vdekje më tepër se lindje (VIDEO)

Numri i të vdekurve gjatë vitit të kaluar është 6 724 më shumë sesa numri i të lindurve. Të dhënat e Entit Shtetëror të statistikave tregojnë se gjatë vitit të kaluar kanë lindur gjithsej 19.031 fëmijë dhe kanë vdekur 25.755 persona. Rritja natyrore është negative dhe arrin në minus 6 724. Në zonat urbane në minus 4,690 persona dhe në zonat rurale në minus 2,034 persona. Vetëm rajoni i Shkupit ka një rritje natyrore pozitive, ndërsa rajonet e tjera kanë rritje natyrore negative.

Vjet në zonat urbane kanë lindur 11.258 fëmijë ose 59.2% nga numri i përgjithshëm i të lindurve, ndërsa 7.773 ose 40.8% janë fëmijë që kanë lindur në zonat rurale. Rajoni i Shkupit është i pari sa i përket lindjeve me 38.8%, ndërsa më pak rajoni i lindjes me 6.1%.

Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve në qytete është 29.8 vjet, ndërsa 28.4 vjet mesatarja e moshës së nënave në fshat. Mosha mesatare te lindjet e para në qytet është 28.1, ndërsa në fshat është 25.9.
Në qytetet e Maqedonisë së Veriut kanë vdekur 15.948 persona ose 61.9%, ndërsa 9.807 persona ose 37.1% janë persona të vdekur nga nga fshati. Më së shumti vdekje ka rajoni i Shkupit me 28.5%, ndërsa më pak rajoni i Vardarit me 8.1%. Mosha mesatare e personave të vdekur në qytetet është 73.1, ndërsa në fshat 73.6.