Statistika e ditës për numrin e rasteve të reja prej nesër nga ora 15:00

Instituti për Shëndet Publik prej nesër, 31 mars, do ta dorëzojë statistikën e ditës për numrin e rasteve të reja deri në orën 15:00, për çka menjëherë do të dërgojmë informacion te mediat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke potencuar se është rritur vëllmi i punës dhe informatave dhe është gjithnjë e më i madh numri i testimeve në shumë laboratori të cilat i dorëzojnë raportet e tyre te ISHP.

“Bëjmë përpjekje të mëdha në kohë, në mënyrë transparente dhe saktë ta njoftojmë opinionin dhe të komunikojmë me mediumet. Në këto momente është e domosdoshme të kemi të dhëna të sakta, të kontrolluara dhe të përpikta dhe për atë qëllim e ndërrojmë kohën e raportimit. Konferencat për shtyp mbesin të zhvillohen në bazë të regullt për të gjitha informatat shtesë dhe pyetjet nga ana e mediumeve. Shërbimi ynë për Marrëdhënie me opinionin maksimalisht mbetet i përkushtuar të përgjigjet në çdo pyetje në afatin e mundshëm më të shkurtër dhe këtë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Ministria kërkon mirëkuptim nëse në ndonjë moment nuk përgjigjet mjaft shpejtë dhe kjo zakonisht ndodh sepse shërbimet e kujdesit shëndetësor që japin informacione janë të mbingarkuar me aktivitetet e tyre dhe nuk munden në shpejtësinë e pritur t’i dorëzojnë informatat e kërkuara.