Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 12 vjet bu*rgim në Hagë

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dë*noi me nga 12 vjet bu*rgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të ak*uzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë lu*ftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Të dë*nuarit janë Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 vjeç.

Prokuroria kishte kërkuar dë*nim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.
Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.
Të dyja njësitë dyshohet se kanë vr*arë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviqin nga ak*uzat për kr*ime lu*fte dhe kr.ime kundër njerëzimit në vitin 2013.
Por, pas pro*testave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.
Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për kr*ime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vr*asjet, dë*bimet dhe transferimet me forcë.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet si kasapi i Ballkanit.
Millosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vd*ekur përpara se t’i shqiptohej dë*nimi, në vitin 2006.