Stambolli ndalon alkoolin në parqe, plazhe dhe vende publike, shpërthen revolta sociale: Po vjen Sheriati

Prefektura e Stambollit ka vendosur të ndalojë shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike në parqe, plazhe dhe hapësira të tjera publike të hapura dhe në Bosfor. Ndalimi nuk vlen për ambientet në vende të hapura publike që tashmë kanë licencë për të shitur alkool, ndërsa gjoba për shkelësit do të jetë 617 lira turke.

Vendimi është marrë për të “parandaluar ngjarjet që mund të prishin qetësinë dhe sigurinë e popullatës”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga prefektura e cituar nga media të ndryshme turke.

Lajmi tashmë ka ngjallur polemika në mediat sociale dhe shumë përdorues kanë ngritur kritika për ardhjen e Sheriatit (ligjit islamik) ndërsa të tjerë kanë mbrojtur zgjedhjen.