Stamboll, avioni del nga pista gjatë fazës së uljes dhe ndahet më tresh (VIDEO)


Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në aeroportin e Stambollit ku një avion i kompanisë Pegasus Airline me 177 pasagjerë në bord gjatë fazës së uljes ka dalë nga pista dhe është ndarë në tre pjesë.

Aeroplani i kompanisë turke Pegasus Airlines ishte duke bërë uljen, por nuk ka arritur ta kryej atë deri në fund të pistës duke u detyruar të dalë jashtë saj ku dhe më pas është përplasur duke marrë flakë. Për momenti raportohet vetëm për të plagosur dhe jo për viktima. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Transporteve të Turqisë, Cahit Turan. Aeroporti për momentin rezulton i mbyllur për trafikun ajror.