Sqarohet Sali: Shëndeti juaj nuk ka çmim; gjithçka tjetër u interpretua gabim!


Ministri i shëndetësisë ka reaguar ndaj publikimeve në media për keqinterpretimin e deklaratës së tij.

Sali në Facebook shkruan, citojmë:

Të nderuara media dhe ju qytetarë, më lejoni të shpjegoj se shëndeti juaj nuk ka çmim dhe se pavarësisht çmimit të shërbimit shëndetësor, qoftë ai edhe 500 denarë ose edhe 5 denarë, përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Kjo ishte ideja ime dhe ky është qëndrimi im. Gjithçka tjetër është interpetim.