Sqarohet ish-ministri Lluka pasi tha se ka marrë vaksinën ruse dhe po ndihet mirë

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot gjatë ditës në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka thënë se bashkë me familjen e tij ka marrë vaksinën ruse anti-covid.

“Familja ime dhe unë e kemi marrë vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse jeni të frikësuar që ajo nuk është testuar, unë e kam provuar dhe jam i lumtur të raportoj që nuk ka ndonjë efekt anësor”, kishte shkruar Lluka.

Megjithatë i gjithë ky shkrim ka qenë një ironizim i ish-ministrit, të cilin është detyruar që më pas ta sqarojë edhe përmes llogarisë së tij zyrtare në ‘facebook’.
“Vaksina ruse ishte një shaka dhe është një lajm i rremë. Mos shkruani rreth saj sikur të ishte e vërtetë”, ka sqaruar më pas ish-ministri.