Platforma e transmetimeve muzikore “Spotify” ka njoftuar se përdoruesit e saj nuk do të kenë më nevojë t’i kthehen Google-it për të parë tekstet e këngëve të preferuara, pasi tani ato do të mund t’i gjejnë brenda platformës.
Sipas “Spotify” kjo do të jetë e mundshme për secilin përdorues kudo në botë, dhe për secilën këngë që e përmban platforma.
Shumica e përdoruesve të “Spotify” kanë pritur që një kohë të gjatë që kjo të bëhej e mundshme, ndonëse ka qenë në disa shtete, por jo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa tekste në këngë të caktuara u shfaqën në bashkëpunim me Genius, në një funksion të njohur si “Behind the Lyrics”, i cili gjithashtu jepte informacion për këngën ose artistin së bashku me disa tekste.
Tani, kushdo që përdor aplikacionin ka akses në veçorinë, të cilën Spotify e bëri të ditur në një postim në Tw
itter.
Në njoftimin e tij zyrtar Spotify tha se po shton “një nga veçoritë më të kërkuara nga dëgjuesit në të gjithë globin”, në partneritet me Musixmatch.
Tekstet janë tani të disponueshme për të gjithë përdoruesit, falas ose premium, dhe mund të aksesohen përmes iOS, pajisjeve Android, aplikacionit të desktopit, konzollave të lojërave dhe aplikacionit të tij televiziv.