SPOGJSH: Me rritjen e pagës minimale qeveria nënvlerëson puntorët e vet

Sindikata e Punëtorëve e administratës dhe organeve gjyqësore (SPOGJSH) e RMV kanë reaguar ndaj rritjes së pagës minimale duke e cilësuar si vendim historik të Qeverisë, ku për herë të parë punëtorët administrativ që deri më tani ishin pak mbi pagën minimale do të marrin pagën minimale.

“Me rritjen e pagës minimale dhe në pamundësi për të rritur pagat tjera, do të arrihet ajo që kishte parashikuar sindikata, kolpas në sistem e pagave në administratë dhe gjyqësor. Nuk mund ta kuptojmë mos njohurinë e Qeverisë, për mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së pagave për punëtorët e vet”, thonë nga SPOGJSH

SPOGJSH theksojnë se me këtë vendim Qeveria i nënvlerëson punonjësit e vet, duke rritur pagën minimale për 120 për qind ndërsa pagat në administratë dhe gjyqësor nga 2012 janë rritur vetë 9 për qind.