Pamje të tmerrshme janë këto që po prezantojmë nga spitali në Kërçovë.
I njëjti spital nuk ka pësuar renovim që nga Lufta e Parë Botëror, që kur edhe janë ndërtuar këto pjesë të spitalit që kanë ngelur në harresë.
Ky spital përballet edhe me mungesën e personelit brenda. Drejtori Lupço Ristevski pranon se kanë mungesë të personelit, se objekti i spitalit është shkatërruar dhe se punohet me vështirësi.
Në repartin i fëmijëve mungojnë pajisje të mjaftueshme.
Në këtë spital mungojnë edhe mjekë. Internistë, anesteziologë, mjekë të syve dhe të lëkurës vijnë nga qytete tjera. Këtu ka vetëm dy gjinekologë dhe tre kirurgë që shërbejnë më shumë se 50 mijë banorë.
Hapësirat e reja spitalore kanë nisur të ndërtohen para më shumë se dy dekadave, por prej vitit 1989-90 kjo nismë asnjëherë nuk arriti të përfundohet. Projekti u miratua nga Qeveria e RM-së dhe u ndanë mjete në vlerë prej 3.7 milion euro duke viti 2014 si afati i fundit për përfundimin e punimeve. Deri në këtë vit, objekti nuk u ndërtua. Projekti u premtua dhe nga BDI, kësaj radhe duke përcaktuar vitin 2015 për përfundimin e punimeve, mirëpo as kjo nuk u bë realitet.
Edhe pse afati i përcaktuar në Platformë ka skaduar, së fundi si afat për finalizim të punimeve nga ana e BDI-së u caktua viti 2017 po i njëjti ende ngelet i pa përfunduar.