Spitali modular po mbushet, ja edhe sa vende të lira kanë ngelur

Kriza Covid19 po thellohet. Spitali modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive ka filluar të mbushet. Në të aktualisht ka 47 pacientë kovid pozitivë, e spitali ka kapacitet për 77 të tillë.

Në Strumicë dhe Shtip, u caktuan repartet të tjera spitalore për pacientët Kovid, por sipas trendit në rritje të të infektuarve me pamje të rëndë klinike, nuk përjashtohet mundësia që në disa prej rajoneve , shërbimi “Termini im” të anulohet përsëri dhe punonjësit shëndetësorë të përqendrohen vetëm në trajtimin e pacientëve pozicivë ndaj Covid 19.

Dje, në vend u regjistruan 640 të infektuar dhe 12 viktima. Listën me të infektuar të rinj vazhdon ta kryesojë Shkupi e në krye të listës negative të kryeqendrës, janë komunat e Aerodromit, Karposhit dhe Qendrës.