Spitali modular në Tetovë – Besimi: “Jam i pafajshëm, dua të përfundojë sa më shpejtë gjykimi”

Ka vazhduar sot gjykimi për rastin e modularit në Tetovë, i cili u përfshi nga flakët më 8 shtator të vitit të kaluar, ku edhe kishte dhjetra viktima.

Ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi u shpreh pas seancës se nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të përsëris atë që tashmë dy herë e kam thënë para jush dhe opinionit.

“Dëshira ime është që ky proces sa më shpejt të fillojë që të mund të dëshmoj në mënyrë të pakontestueshme pafajësinë time në këtë rast tra*gjik para gjykatës, por edhe para opinionit publik”, deklaroi Besimi.

Ndryshe zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të cilët ishin duke u trajtuar nga Covid-19, por edhe të disa anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda./Tetovasot/