Spitali më i madh në Gaza ka karburant vetëm edhe për sot


Spitali Shifa, ku janë transferuar të mbijetuarit e shpërthimit në Spitalin Al Ahli, do të mbetet pa karburant sot nëse nuk hyjnë më shumë furnizime në Rripin e Gazës, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit.

Spitali, më i madhi i Gazës, po përballet me ndërhyrje shumë përtej kapacitetit të tij pas shpërthimit në Al Ahli, tha Mohammed Abu Selmiya, duke shtuar se punonjësit shëndetësorë po trajtonin ende të plagosurit rëndë.

Ata janë të gjithë në një gjendje të tmerrshme, tha ai.

Abu Selmioya tha më parë se mjekët po kryenin operacione në dysheme pa anestezi dhe se mungesa e furnizimeve bazë mjekësore ishte një problem urgjent.

Nëse spitalit i mbaron karburanti, ai mund të detyrohet të mbyllë plotësisht shërbimet, tha ai, duke shtuar se mjekët “do të qëndrojnë me të sëmurët dhe të plagosurit”.

Aktualisht, një e katërta e të gjithë pacientëve në Rripin e Gazës janë në Shifa, tha Dr. Zaher Sahloul i MedGlobal, i cili mbështet objektet mjekësore në Gaza.

Është një presion i shtuar mbi familjet e mjekëve dhe infermierëve, dhe pacientëve dhe gazetarëve që janë të gjithë të strehuar atje.