Spitali i Tetovës: S`ka fëmijë të hospitalizuar me virus

Sikurse shumë qendra tjera, edhe Spitali I Tetovës përballet me rritje të të hpsitalizuarve në covid-qendrën. Nga kjo qendër njoftojnë se më të prekur janë ata të moshës 40 deri 50 vjecare dhe që nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese. Në këtë qendër nuk ka fëmijë të hospitalizuar.

Shumica e covid-pacientëve janë në gjendje të rëndë, veçanërisht ata që kanë sëmundje shoqëruese, kurse pacientët tjerë pa komorbitete kanë pasqyra klinike në kuadër të normales, por sërish nuk arrijnë të dalin nga mjekimi spitalor – thonë nga Spitali I Tetovës, duke ripërsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar të rinjve që të kenë kujdes dhe t`I respektojnë masat, pasi ata tashmë përbëjnë grupin e rre*zikut.

GZIM NUREDINI- KOORDINATOR I QENDRËS KOVID, TETOVË
“Kemi pacientë të cilët janë pa asnjë lloj komoboditeti dhe janë nën moshën 50 vjecare , prandaj cdo I ri duhet të ketë kujdes vecanërisht mbajtja e maskës, distancës, higjiena e duarve ,ndoshta është bërë e mërzitshme por duhet ta dijnë të rinjtë se deri tani nuk infektoheshin, infektonin familjarët por tani duhet ta dijnë që edhe ata mund të jenë vi*ktima të këtij virusi”.

Nga Spitali I Tetovës thonë se fatmirësisht nuk ka fëmijë që kanë rezultuar pozitiv e që trajtohen në këtë qendër.
“Fatmirësisht them se në Spitalin e Tetovës ende nuk kemi pasur fëmijë të hospitalizuar. Virusi kaplon edhe fëmijët me të cilët, ne do të jemi të gatshëm që t`i hospitalizojmë edhe ata nëse ka nevojë”.
Sipas raportit të MSH-së, në Tetovë dhe komunat përreth shënohen mbi 6.000 infektime me COVID-19, janë mbi 550 raste aktive.